Një punonjëse fasonerie ka rezultuar pozitive me koronavirus në qytetin e Beratit.
Pasi ka rezultuar pozitive punonjësja, si masë paraprake Drejtoria e Higjenës në Berat ka dizinfektuar ambientet dhe ka mbyllur repartin ku punonte personi në fjalë.
Bëhet me dije se ka rezultuar pozitive me koronavirus një grua 44-vjeçare.
Sakaq, kanë rezultuar pozitivë edhe 4 pensionistë, 3 në Berat dhe një në Kuçovë.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 319 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10406.