“Bëra abonimin 1-vjeçar dhe më gënjyet për Serinë A”/ Klienti ndihet i mashtruar nga Digitalb
“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta”, thotë një shprehje e urtë popullore. Digtalb humbi muaj më parë të drejtën ekskluzive të La Ligës dhe Serisë A, por e konfirmoi këtë fakt vetëm tani. Një lojë e pisët kjo e Digitalb për të mundësuar abonime të reja, por duket se varka e mbytur s’ka më shpëtim.
Edhe klientët tashmë ndihen të mashtruar nga kjo platformë televizive. Mjafton një hulumtim i shpejtë në faqen e Digitalb-it në rrjetet sociale, për të parë qartë zhgënjimin e klientëve.
“Domethënë, unë që e bëra abonimin 1-vjeçar para dy javësh dhe më gënjyet për Serinë A e hëngra pataten”, shkruan një prej abonentëve në faqen zyrtare të DigitAlb.
“Siç ju kemi shpjeguar disa herë edhe në inbox, të drejtat e transmetimit për çdo kampionat dhe event sportiv vlejnë për një periudhë të caktuar kohore, deri në rinovimin e tyre. Për çdo kampionat, kjo info është e publikuar këtu dhe në çdo pikë shitje DigitAlb”, ishte sqarimi absurd i stafit, të DigitAlb.
Një gjest tepër i ulët ky nga Digitalb që kërkon të rrjepë klientët duke i mashtruar, pa iu ofruar produktin për të cilin ata paguajnë një shumë të konsiderueshme lekësh.