Ish-deputeti i PS, njëkohësisht drejtori i Top Channel, Ben Blushi ka nisur një padi ndaj Sali Berishës për shpifje.
Gazeta shqip raporton se ky i fundit ka shpifur rregullisht për Ben Blushin dhe familjen e tij, që nga nga koha kur Blushi ishte aktiv në politikë.
Sipas gazetës shpifjet kanë vijuar edhe gjatë kohës që Blushi nuk ka qenë në politikë.
Sali Berisha ka përdorur profilin e tij në facebook, për të sajuar dhe shpifur për prona, toka apo konflikte që Ben Blushi nuk i ka.
Sipas gazetës “Shqip” “shpifjet e rëndomta dhe pa fantazi të Sali Berishës u shtuan sidomos pasi TV Klan doli nga platforma Digitalb.”