BE-ja përgënjeshtron Kuvendin për ndalimin e gazetarëve: S’janë udhëzimet tona
Shoqata e Gazetarëve Europiane dënon vendimin e Kuvendit: Sulm ndaj vlerave demokratike
Pasi gazetarët dolën sot në protestë, Kuvendi i Shqipërisë u shpreh se ndryshimin e rregullores së akreditimit të medias që i ndalon pjesëmarrjen gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentare, ka ardhur si paketë e BE-së.
Por ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri, shprehet se prezenca e gazetarëve në Parlament është tipar demokracie dhe shpreh keqardhjen për vendimin e marrë. Ata theksojnë se këto vendime nuk janë në përputhje me udhëzimet e BE-së ose me këshillave të dhëna nga IPA-s në vitin 2014.
“Dëgjimet publike dhe aksesi i mediave në Parlament për të mbuluar punimet plenare dhe komisionet janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përputhje me udhëzimet e BE-së ose me këshillave të dhëna nga IPA-s në vitin 2014”,-shkruhet në reagim.