Presidenti Ilir Meta u ka kërkuar kontrollorëve që pavarësisht situatës të nisin puën në aeroportin e Rinasit, në respekt të asaj që janë kontratuar.
Në një konferencë për mediat, thujse 12 orë nga pezullimi i fliturimeve, Meta ftoi palët në dialog, duke u treguar i gatshëm për zhvillimin e një konference online, me kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku, përfaqësues të sindikatës së pavarur të kontrollorëve, vetë kontrollorët, përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe institucioneve Europiane të kontrollit ajror, përfaqësues të ambasadave, për të arritur një zgjidhje për këtë ngërç, të cilin Presidenti e cilësoi artificial.
Meta i bëri thirrje kryeministrit Rama që t’i thërrasë mendjes dhe të mos sillet sikur të ishte në Amerikën Latine të disa dekadave më parë. Ai shtoi se sigurisht kontrollorët nuk kanë 100 % të drejtë në kërkesat e tyre, por meritojnë një përgjigje nga qeveria dhe se kjo e fundit nuk duhet të tregohet arrogante.
Në këtë konferencë, Meta zbuloi edhe se gjatë periudhës që zhvilloheshin protestat për vrasjen e Klodian Ramës, ai ndodhej i izoluar në rezidencës e Presidentit, pasi ishte infektuar me Covid-19. Meta tha se kur kryeministri Edi Rama e akuzonte për organizim proteste, ai ishte i izoluar. Kreu i Shtetit gjeti kohë të bënte edhe batuta. Teksa fliste për aeroportet, Meta tha se atë të Vlorës nuk e kishte gjetur të hapur dhe ishte detyruar të ulej në Orikum.











