Plumba superbiznesmenit, iken per mjekim ne Austri??
Nje biznesmen, saktesisht nje shumebiznesmen ka qene shenjester e nje atentati jo me shume se 7 dite me pare ne Tirane. Sipermarrresi miliarder ka shpetuar, por jo pa lendime, duke qene jashte rrezikut te jetes. Policia ka.mundur ta mungoje transparencen, per te mberritur te autoret, ndoshta per arsye sigurie te rrezikut ende prezent. Autoret kane qelluar jo per ta plagosur. I demtuari eshte derguar ne perendim ne boten gjermanike, konkretisht ne Austri, per te marre ndihme mjekesore te kualifikuar. Eshte nje perpjekje e perseritur kanosje serioze ndaj biznesmenit, ku disa muaj me pare eshte qelluar me arme ne nje nga bizneset e tij dhe ky lajm mbetur ne heshtje. Nje tjeter biznesmen u qellua dy vjet me pare po ne kryeqytet, duke shpetuar mrekullisht nga rreziku ekstrem per jeten. Siguria ekonomike dhe e rendit kane prekur fundin. Dy vjet me pare ishte Mitri Fadii biznesmeni jordanezo-amerikan qe do te investonte 2 miliarde dollare ne Durres por u dhunua agresivisht dhe iku horizontalisht jashte nga Shqiperia. Me sa duket tavolina e Nusretit dhe ortaket e 313-es, jane duke ndare investimet e reja dhe armet jane mjetet e komunikimit, kur nosmarreveshjet tensionohen..Biznesment ortake dhe kliente te qeverise ne pese vitet e fundit jane ndeshur me kercenime gjobash te majme dhe kerkesa per te perfshire ustallare te rinj si aksionere ne bizneset e tyre. Policia dhe prokuroria me sa duket kane pafuqi per te nderhyre ne keto negociata armesh, kur ndihen te pafuqishem nga fuqia e krimit.
Emrat sigurisht nuk i gjen zyrtarisht, por mos shkojme me poshte listes top 5 me te medhenjte e botes ekonomike te parase ne Shqiperi dhe te top krimit gjithashtu…
Ndoshta gushti pritshem sipas te thenava urbane diplomatike per pranga politike, po nxehet kudo..