Kryebashkiakja Majlinda Bufi:
“Zona jonë ka burime ujore të cilat kërkojnë ndërhyrje për të shpërndarë dhe mirëmbajtur në mënyrë efikase kapacitetet ujore.
Ditën e sotme, vendosëm piketat për ndërtimin e stacionit të ri të pompimit tek këneta e zezë, i cili do të ushqejë rezervuarin e Kurjanit dhe njëkohësisht do të shmang problematikat me vaditjen gjatë stinës së verës, si dhe do të zgjidh kullimin e fushës së Matkës në Roskovec gjatë dimrit”…