11 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Bashkia Peqin nuk u jap pagat zjarrfikësve!

by News Albania
October 3, 2021
in Kronikë
0
Bashkia Peqin nuk u jap pagat zjarrfikësve!
40
VIEWS
Share on Facebook

Bashkia Peqin nuk u jep pagat zjarrfikësve

Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua për në stacionin e zjarrfikëses në Peqin, pasi prej 2 javësh punonjësve të këtij sektori, nuk u ka kaluar paga. Përveç pagesës, problematike janë kushtet e punës, pasi makina e tyre, vetëm është jashtë çdo standardi,nuk kanë asnjë mjet, as veshje, as maska, asgjë.

Për këtë rast pyeti në Bashkinë Peqin, por aty zbuluam që vetë bashkia kishte 3 muaj pa marrë pagat.

Më pas, u kërkuan informacion nga 2 nënkryetarët e bashkisë, Madrid Sula dhe Xhesiana Dokja dhe ata premtuan zgjidhjen e pagave të zjarrfikësve, ndërsa thanë, se ata vetë, mund të marrin një pagë të prapambetur.

Sipas dy nënkryetarëve, kjo situatë e përsëritur, ka ardhur, për shkak të mosmbledhjes së taksave.

Gazetarja: Përshëndetje Madrid, si je?

Madrid Sula (nënkryetar i bashkisë Peqin): Mirë, si jeni ju?

Gazetarja: Mirë. Unë kam ardhur prapë të bashkia e Peqinit.

Madrid Sula (nënkryetar i bashkisë Peqin): Shumë mirë e ke bërë! Se ke bërë mungesa…

Gazetarja: E kuptoj. E marr vesh se sa herë që vij unë merrni lekë.

Madrid Sula (nënkryetar i bashkisë Peqin): Po pra po! Cili është problemi? Po i njëjti?

Gazetarja: Po pra, sa çudi, po i njëjti!

Madrid Sula (nënkryetar i bashkisë Peqin): Po me po, presim nga momenti në moment, që t’i marrim! Ne presim, që të mbledhim ndonjë lek! Odetë, flasim seriozisht, ne me të ardhurat jemi shumë keq! Me taksat me jemi shumë keq, me mbledhjen e të ardhurave, njerëzit nuk paguajnë!

Gazetarja: E kuptoj. Tani, më fal që po të bëj pak telefonin e prishur, i bie kryetarit, nuk ma hap, të paktën çfarë thotë kryetari për këtë muhabet? Do kalojë ndonjë lek apo…?

Madrid Sula (nënkryetar i bashkisë Peqin): Një rrogë po, do të kalojë!

Më pas, “Stop” pati edhe një komunikim nga afër me nënkryetaren tjetër të bashkisë së Peqinit lidhur me këtë rast.

Xhesjana Dokja (nënkryetare e bashkisë Peqin): Shpresojmë, që është deri në fund të Shtatorit, do të realizohet që të gjithë të marrin nga një pagë.

Gazetarja: Më fal, por keni tre pagesa pa bërë.

Xhesjana Dokja (nënkryetare e bashkisë Peqin): E di, por besoj se në fillim të Tetorit.

Gazetarja: Ose në fillim të Nëntorit, te festat e Nëntorit ose me rastin e Vitit të Ri.

Xhesjana Dokja (nënkryetare e bashkisë Peqin): Shumë shpejt edhe paga jonë do të jetë në llogari. Ç’të të them unë tani?

Gazetarja: Me shpresë, me shpresë.

Sërish, “Stop” shkoi në Peqin për të verifikuar nëse ishin kaluar pagat e punonjësve të zjarrfikëses dhe të bashkisë.

Xhesjana Dokja (nënkryetare e bashkisë Peqin): Në fakt, dje u premtua që pagat e zjarrfikëseve do të hynin sot, por pasi morëm konfirmimin nga Ministria e Financave, sollën shkresën zyrtare, u bë e gjithë procedura, është kaluar nga ana e bashkisë, tani janë në djegien e thesarit. Pastaj vazhdon procedura djegia e thesarit pasi duhet të kalojnë 24 orë dhe i ka të gjitha veprimet me bankën.

Pas interesimit të gazetares së “Stop”, punonjësit e zjarrfikëses morën pagën, ndërsa zyrtarët e bashkisë në listë pritjeje…!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Humb jetën pushuesi në Qerret, sepse ambulanca erdhi me vonesë

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Humb jetën pushuesi në Qerret, sepse ambulanca erdhi me vonesë

July 11, 2025
Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

July 11, 2025
Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

Rama u jep porositë kryebashkiakëve: Derën e BE e kemi hapur, duhet të provojmë se jemi “të veshur” mirë, të edukuar dhe të denjë për t’u ulur në atë tryezë

July 11, 2025
Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

July 11, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In