Kryebashkiaku Flamur Golemi:
“Katër anëtarët e familjes Ponde në Gjirokastër kanë tashmë një banesë të re, të blerë përmes programit tonë të kredive të buta. Po aq i lumtur sa Irma e Shkëlqimi me dy vajzat e tyre, jam edhe unë i kënaqur që kjo skemë mbështetje për familjet e reja po funksionon. Do ta zgjerojmë vit pas viti për t’ju gjendur pranë kujtdo që kërkon e meriton një strehë në familjen tonë të madhe, Gjirokastrën”






