Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi shprehet:
“Këshilli i Bashkisë Fier sot miratoi Buxhetin e vitit 2023, duke hapur kështu rrugën për vazhdimin e punës dhe angazhimit tonë në infrastrukturë, rrugë, arsim, shëndetësi, bujqësi, shërbime etj. Ndihem i lumtur që arritëm të përfshijmë në buxhet, të gjitha kërkesat emergjente të qytetarëve në të gjitha njësitë administrative, të propozuara gjatë dëgjesave publike, duke i dhënë kuptimin e duhur këtij procesi, vlerësuar si Buxheti i Qytetarëve.
I bindur që vlera e çdo investimi, sado i madh të jetë, nuk do të ketë të njëjtën peshë për qytetarët nëse ata e kanë të dëmtuar rrugën pranë shtëpisë së tyre pavarësisht se ku ndodhet ajo, 3️⃣5️⃣% e investimeve të vitit që vjen do të shpërndahen pikërisht në njësitë administrative”-citon ai në faqen zyrtare të komunikimit me publikun dhe median