Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Fier vlerësohet me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”! “Ishte një ceremoni e thjeshtë për t’i dorëzuar zyrtarisht përfaqësuesve më të lartë të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe të Degës Fier, atë mirënjohje të shprehur vazhdimisht gjatë bashkëpunimit të ngushtë që kemi patur në përballimin e situatave kritike, si dhe sfidave të shumta sociale”- shkruan kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.


















