Kryetatari i Bashkise Fierp, Armando Subashi:
🌗Retrospektivë
“Rruga “Ramiz Aranitasi” është një nga investimet që i dha imazhin e duhur “portës jugore” të qytetit. Të gjithë e mbajmë mend si ishte kjo rrugë pak kohë më parë.
Ndërhyrja rrënjësore nuk synoi vetëm rikonstruksionin e rrugës, por ishte një rikonceptim total i saj, duke filluar nga: lirimi i hapësirave, zgjerimi i rrugës, rikonceptimi i p, rikonstruksioni i trotuarëve, veshjen me gjelbërim përgjatë gjithë segmentit rrugor, ndërtimin e lulishteve në blloqe pallatesh, ndërtimin e korsisë së biçikletave dhe korsisë së emergjencës, restaurimin dhe lyerjen e fasadave, ndriçimin dhe plotësimin me të gjithë sinjalistikën e nevojshme.
☀️Sot kjo rrugë përveç imazhit të kuruar infrastrukturor, ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor për qytetin”-citon Subashi ne komunikimin e tij ne faqen zyrtare