17 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Bashkia Elbasan në një sqarim publik/ Bashkia nuk do të shëmbet, bashkia nuk do të bëhet pallat…

by News Albania
02/09/2020
in Kronikë
0
38
VIEWS
Share on Facebook

BASHKIA ELBASAN NUK DO TË SHEMBET.
BASHKIA ELBASAN NUK DO TË BËHET PALLAT.

Në përgjigje të akuzave për shembjen e Bashkisë së Elbasanit, ndjejmë detyrimin për të sqaruar qytetarët.
Të dashur qytetarë, godina e Bashkisë, godina e shërbimit ndaj qytetarit, e pritjes dhe e kujdesit ndaj qytetarëve nuk do të shembet.
Me keqardhje vërejmë një lumë akuzash dhe shpifjesh të pabaza, por jo vetëm kaq, edhe dashakeqe.
Me vendim nr. 14 datë 13.01.2009, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë ka miratuar ndryshimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Elbasanit.
Ky vendim është miratuar nga nga KRYEMINISTRI dhe KRYETARI I KRRTRSH-së asaj kohe SALI BERISHA. (dokumenti bashkëngjitur.)
Me këtë vendim konfirmohet me disa ndryshime Plani Rregullues i qytetit të Elbasanit i miratuar me vendim nr. 01 datë 18.12.2004.
Në studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Elbasanit është parashikuar edhe RIKONSTRUKSIONI i godinës aktuale të bashkisë dhe zgjerimi i saj për shkak të nevojave për më shumë ambiente.
(Theksojmë se sot zyrat e bashkisë dhe ndërmarrjeve vartëse të saj janë të shpërndara në disa godina, duke krijuar konfuzion dhe humbje kohe për qytetarët.
Kështu, Qendra Ekonomike dhe e Arsimit ndodhet në lagjen “Aqif Pasha”, Drejtoria e tatim Taksave dhe Drejtoria e Transportit në një godinë private në lagjen “Brigadata 17 Sulmuese”; Drejtoria e Arsimit Parashkollor dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve tek shkolla e muzikës,
Agjencia e Shërbimeve Publike lagja “Shën Koll”etj.
Nisur nga kjo procedurat e për zgjerimin e ambienteve të bashkisë datojnë që në vitin 2004 (dokumenti bashkëngjitur.)
Projekti parashikon zgjerimin e sipërfaqes ekzistuese (1400 m2) me 5200 m2 sipërfaqe shtesë.
Ndryshime do të pësojë vetëm pjesa perëndimore e godinës së bashkisë e cila merr një formë rrethore. Që në atë kohë (viti 2004) është vlerësuar të ruhet godina e dikurshme e cila daton aty rreth viteve ’60 dhe për shumë kohë ka shërbyer si Banka e Kursimeve(një pjesë e saj).
Vlera historike e këtij objekti mbetet e pazëvendësueshme për qytetin.
Projekti i asaj kohe (viti 2009)ka përcaktuar godinën e bashkisë me 7 kate (harta bashkëngjitur) dhe i gjithë objekti do të shërbejë për zyra.
Në po këtë zonë me vendim nr. 14 datë 13.01.2009 KRYETARI I KRRTRSH-së asaj kohe SALI BERISHA ka firmosur edhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës me ndërtime objektesh banimi dhe biznes 10 dhe 14 katëshe.
Por këto objekte nuk kanë lidhje me godinën e bashkisë e cila as nuk cënohet, as nuk ka të bëjë me to. Në mënyrë kategorike në godinën e bashkisë nuk është parashikuar të ketë apartamente apo biznese.
Ky plan rregullues i firmosur nga Z. BERISHA, pa asnjë ndryshim është duke u zbatuar sot.
Sa më sipër, gjatë kohës së punimeve, qyterarët do të lajmërohen rregullisht për vendndodhjen provizore të zyrave të bashkisë dhe shërbimi do të ofrohet në çdo kohë pa asnjë ndryshim.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania