“Të nderuar qytetarë, duke nisur nga dita e hënë datë 25.10.2021 mungesa e korrektësisë në pagesën e detyrimit të parkimit me pagesë (në vendet e caktuara) do të ketë penalitete.
Policia Bashkiake është e ngarkuar të ndjekë me korrektësi pagesën e çdo detyrimi të vendosur me vendim të Këshillit Bashkiak.
Nga ana tjetër, shitja e produkteve ushqimore në rrugë apo trotuare është e ndaluar e për pasojë e ndëshkueshme.
Në rast të konstatimit kundravajtësi do të ketë penalitete.
Të gjitha këto detyrime, sipas procesverbaleve përkatëse dhe firmës së kundravajtësit, mblidhen automatikisht në momentin e konstatimit nga Policia Bashkiake.
Të nderuar qytetarë, Bashkia e Elbasanit kërkon bashkëpunimin tuaj në të mirë të komunitetit, për një qytet më të pastër, më të bukur dhe me nivel më të lartë jetese. Çdo taksë e juaja përkthehet në shtim të investimeve dhe përkujdesjes në qytet.
Ju faleminderit për mirëkuptimin”!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)