“Bashkia Korçë gjithnjë në pararojë të shërbimeve për fëmijët! Nën mikpritjen e Nen-kryetares së Bashkisë, Benila Terova, nënshkruam sot marrëveshjen e bashkëpunimit për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale dhe shërbime integruese për të miturit në konflikt me ligjin!
Bashke me Benilën adresuam interesin e mediave për të mësuar më shumë rreth punës dhe shërbimeve tona, si dhe vizionit të përbashkët për shërbime të dedikuara për mirëqenien dhe mbrojtjen e të gjithë fëmijëve.”-u shpreh një prej organizatorëve të këtij takimi














