Sot, në datë 1️⃣ Tetor Bashkia Gramsh sëbashku me institucionet vendore të bashkisë ndërmorën aksionin e pastrimit të qytetit, fshatrave përreth dhe të përrenjve që derdhen në shtatin e lumit “Devoll”, nga mbetjet urbane. Ky aksion u ndërmor në kuadër të përfundimit të sezonit turistik, për t’i dhënë një pamje dinjtoze qytetit dhe fshatrave të Bashkisë Gramsh.
Falë bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë së treguar nga të gjitha institucionet vendore, u arrit të pastroheshin nga mbetjet urbane zonat e ndotura dhe kryesisht përrenjtë më problematike që derdhen në shtatin e lumit “Devoll”🙏🏻 Pastrimi i këtyre përrenjve, jo vetëm përmirëson cilësinë e ajrit dhe mjedisit përreth , por parandalon edhe ndotjen e lumit “Devoll” dhe liqenit të “Banjës”.
Falenderojmë 🙏🏻 cdo institucion që ju bashkua nismës “Për një qytet më të pastër” të ndërmarrë nga Bashkia Gramsh, veçanërisht deputetin tonë Besian Ajazi, i cili është prezent në cdo ngjarje, eveniment si edhe pranë banorëve të Bashkisë Gramsh, për cdo problematikë që ata kanë.