Është përkujtuar sot 140-vjetori i Kuvendit të Gjirokastrës si pjesë themelore e Lidhjes Shqiptare së Prizrenit me pjesëmarrjen e figurave drejtuese më të rëndësishme të qarkut në një ceremoni të organizuar nga bashkia Gjirokastër në zonën karakteristike të pazarit të vjetër të Gjirokastrës.
Kuvendi i Gjirokastrës ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit shqiptar në luftën kundër pushtimit osman dhe krijimin e shtetit autonom shqiptar.
Konsolidimi i katër vilajeteve të rëndësishme shqiptare dhe krijimi i një shteti të unifikuar brenda shtetit osman ishte lëvizja më e zgjuar për të ruajtur kufijtë e territorit shqiptar.
Kuvendi i Gjirokastër ka vlera të jashtëzakonshme në përpjekjet e popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe sigurimi i automomisë dhe si i tillë do të përkujtohet gjithmonë me nderim dhe respekt.
Prefekti i qarkut përshëndeti aktivitetin e organizuar me këtë rast ku citoi në fjalën e tij “Është pjesë e rëndësishme e kulturës tonë kombëtare përkujtimi i ngjarjeve me karakter të rëndësishëm historik sepse vetëm duke vështruar nga e kaluara, vizioni i të ardhmes është më i sigurtë”.













