BASHKËSHORTJA E MACRON KA REZULTUAR POZITIV/ BRIGITTE MACRON ËSHTË KARANTINUAR PËR SHTATË DITË
Gruaja e Presidentit Francez Emanuel Macron, Brigitte Macron, do të jetë në vet-izolim për shtatë ditë. Ajo ishte në kontakt me një person të infektuar me coronavirus, njoftoi sot zyra e Macronit. Siç thuhet, Brigitte Macron, ishte në kontakt të enjten, 15 Tetor, me një person që doli sot pozitiv, i cili ka simptoma të këtij infeksioni, raporton reuters. “Në përputhje me rekomandimet e zyrtarëve shëndetësorë, ajo do të jetë në vet-izolim për shtatë ditë. Brigitte Macron, nuk ka simptoma të sëmundjes në këtë fazë”, shkruan në njoftim. Ndryshe, Franca deri më tani, ka raportuar mbi 897 mijë raste me virus, ku persona që kanë humbur jetën janë 33477.