Të kërcënuar/ Banorët e Fushë Milotit në protestë: Po na vidhet toka që e kemi me dokumentacion
Banorët e Fushë-Milotit në Kurbin kanë protestuar këtë mërkurë në shenjë revolte, pasi sipas tyre po ju vidhen pronat të cilat i kanë të dokumentuara, por si duket kjo nuk ka mjaftuar për autoritetet që të vazhdojnë tu marrin tokat këtyre të fundit. Ata thonë se tokat i kanë përfituar përmes ligjit 7501 dhe e kanë me dokumentacion dhe se e shfrytezojnë prej 30 vitesh. Banorët e kësaj zone pretendojnë se po kërkohet shfuqizimi i këtij ligji me vendime gjykate nga persona të ndryshëm, të cilët gjithashtu i kanë kërcënuar.
“Tokat i kemi me dokumente, paguajmë taksat. Kemi dokumentet, i jep lekët shtetit dhe pastaj t’i hedh poshtë” – thotë një prej banorëve. Një tjetër banor i kësaj zone ka paraqitur dhe një document që sipas tij provon pronësinë e tokës.“I kemi me firma dhe vula të gjitha” .Nga kjo situatë preken rreth 25 familje të cilët thonë se do e mbrojnë pronën e tyre me gjak, pasi jeta e tyre varet nga bujqësia dhe blegtoria.