Me bidonë dhe gomarë, banorët e fshatit Xhyherinë të Vlorës në kërkim të ujit të pijshëm
Me bidonë të vendosur mbi kafshë pune banorët e fshatit Xhyherinë të Vlorës detyrohen të bëjnë dhjetëra kilometra për të siguruar ujë të pijshëm.
Në çezmat e tyre, uji vjen vetëm një herë në dy ditë, por ai nuk është për konsum.
“Ne na vjen një herë në dy dit, por ujë të pijshëm nuk kemi.”
“S’ka ujë të pijshëm fare, lere çfarë thonë. Kanë gënjyer! Kemi shpuar puse vetë.”
Të gjendur në këto kushte për të ujitur tokën dhe për të larë rrobat ata kanë hapur puse, ndërsa për të pirë ose e blejnë ose detyrohen që të shkojnë deri në Vlorë për ta siguruar.
“Ne shkojmë në për lagje, e mbushim në bidonë.”
“E blemë me lekë në Vlorë.”
Kanalizimet e ujërave të zeza dhe infrastruktura rrugore janë një tjetër problem me të cilët përballen banorët.
“I shikoni ujërat e zeza se si janë, dhe këto kanalet i kamë bërë privatisht, jo shteti.”
“Për rrugën dhe ujërat e zeza, këto kërkon kombi.”
Mungesa e kontejnerëve të mbeturinave ka bërë që ato të hidhen buzë rrugës në shumë vende, duke u bërë shkak për infeksione të mundshme.
Janë rreth 200 familje që përballen çdo ditë me këto problematika, ndërsa pavarësisht kërkesave të tyre te herë pas hershme ato nuk kanë marrë kurrë zgjidhje.