Banorët e Selenicës i kanë dërguar një peticion presidentit të vendit Ilir Metës, kryeministrit Edi Rama, drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli, ku kërkojnë që mos të anulohet projekti për rehabilitimin e rrugës në Selenicë.
Banorët paralajmëruan se kjo është protesta e fundit paqësore, pasi në atë të radhës do të bllokojnë rrugën e qytetit në mënyrë të tillë që bitumi, pasuria e Selenicës të mos dalë nga qyteti.
Banorët tashmë prej ditësh janë ngritur në protesta, për të kundërshtuar vendimin për anulimin e lotit të 4 për rrugën e Lumit të Vlorës, Peshkëpi-Selenicë- Leva- Tepelenë, duke theksuar se qyteti i tyre do te mbetet i izoluar nëse nuk ndërtohet rruga.
Banorët theksojnë se protesta e tyre nuk është, politike, por ato dua ndërtimin e rrugës, në të kundërt nënvizojnë faktin do të bëjnë mosbindje civile, duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)