12 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Shoqatat e transportit refuzojnë, Balluku: Po punojmë që nesër të fillojnë

by News Albania
23/06/2020
in Ekonomi
0
26
VIEWS
Share on Facebook

Balluku: Transporti publik të fillojë operimin, zbatim paketës së prezantuar nga Kryeministri dhe përpjekje për të siguruar mbështetje shtesë për kompanitë e transportit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklatuar sot se pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, transporti publik mund të fillojë menjëherë nga puna, sipas protokolleve të miratuara dhe të bëra tashmë publike. Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në fshatin Berxullë të bashkisë Vorë, ku ministrja Balluku ishte e shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja.
Ministrja rikujtoi edhe një herë masat që është angazhuar të marrë Qeveria për mbështetjen e kompanive të transportit publik, të prezantuara si një paketë nga ana e Kryeministrit Rama rreth një javë më parë, si dhe siguroi se po punohet me Ministrinë e Financave dhe me ministrin e Shtetit për Rimëkëmbjen, për të mudësuar incentiva të tjerë për këtë sektor të goditur keq nga situata e pandemisë së Covid-19.

Deklaratat e plota të ministres Belinda Balluku dhe drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhja:

Ministrja, Belinda Balluku
Ministrja e Shëndetësisë, kolegia ime Ogerta, ka njoftuar se tashmë transporti publik mund të fillojë të operojë, pasi ka rënë me vendim të Komisionit Teknik të Ekspertëve ndalimi i këtij shërbimi. Sigurisht ky shërbim ishte i ndaluar për shkak të kushteve parandaluese për përhapjen e pandemisë. Nga momenti që ekspertët thonë se tashmë mund të nisë ky shërbim, por besoj që dhe ekspertët janë nxitur nga kërkesa e lartë e të gjithë qytetarëve, të cilët tashmë kanë nisur të paraqiten në qendrat e punës, apo të çojnë fëmijët nëpër kopshte dhe çerdhe, kështu detyrimisht është dashur që ky transport të fillojë dhe të operojë.
Kemi pasur kërkesa të ndryshe nga Shoqatat e Transportit, pasi është e vërtetë që pas disa muajsh të bllokuar dhe pa operime, impakti financiar në kompanitë e tyre ka qenë i rëndë dhe ne jemi konsultuar dhe jemi munduar, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe sigurisht me Ministrin Ahmetaj, i cili ka përgjegjësinë e të gjithë paketave të rimëkëmbjes, të gjejmë incentiva të cilat do të mbështesin sektorin për tu rihapur.
E kemi thënë që një nga vendimet, të cilat janë marrë është njohja e 100%, nga 43% që ishte deri para pak ditësh, e shpenzimeve për konsumin e naftës nga kompanitë e transportit të udhëtarëve publike. Ne gjithashtu kemi kërkuar dhe kemi dërguar pranë Ministrit të Rimëkëmbjes listën e të gjithë punonjësve të këtyre kompanive, për të cilët ne si ministri kemi kërkuar që duhen mbështetur me pagën mbështetëse, që u është dhënë edhe bizneseve të tjera, apo edhe punonjësve të tjerë të ndërmarrjeve të ndryshme deri më sot.
Një nga pikat e tjera që kemi kërkuar është edhe mbështetja e pushtetit vendor në këtë paketë incentivimesh, që është përjashtimi nga taksat vjetore të pushtetit lokal deri në 31 dhjetor të 2020-ës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë patjetër mbështet dhe është detyrë e jona në fushën e përgjegjësisë, që të mundohemi të akomodojmë këto kërkesa, sigurisht sipas mundësive edhe të bashkive, apo edhe të paketave mbështetëse që Qeveria Shqiptare tashmë ka akorduar, për kalimin e kësaj faze kaq të vështirë financiare për shumë kompani edhe shumë shërbime. Megjithatë duhet kuptuar, që kjo është një situatë e vështirë për të gjitha palët dhe ne duhet ta kalojmë së bashku këtë, përmes një dialogu dhe përmes mirëkuptimit.
Gjithashtu ne po punojmë, në kontakt edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit, që duke filluar nga nesër, datë 24 qershor, të gjitha linjat e transportit, ato ndërqytetase, të cilat i përkasin si fushë përgjegjësie Ministrisë së Infrastrukturës, por besoj të njëjtën gjë do bëjnë edhe bashkitë, të fillojnë dhe të operojnë. Por duam edhe një herë të themi, atë që kolegia ime Manastirliu e ka thënë dhe nënvizuar se duhet të respektohen protokollet, të cilat ne tashmë i kemi bërë publike.
Askush nga pasagjerët nuk mund të hyjë në automjetet e transportit publik pa maskë. Sigurisht duhet të ofrohen edhe dezinfektuesit, apo gjithçka tjetër që janë pjesë e protokolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kjo është diçka shumë e rëndësishme. Task Forca do të jetë në të gjithë rrugët e Shqipërisë, për të kontrolluar të gjitha subjektet nëse janë duke aplikuar me rigorozitet të gjitha kërkesat e protokolleve. Duhet të kuptojmë, që patjetër rinisja dhe rikthimi në normalitet është shumë i rëndësishëm, por mbi të gjitha çfarë është e rëndësishme është jeta e secilit prej nesh dhe për këtë arsye ne duhet t’a mbrojmë duke aplikuar të gjitha këto protokolle.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania