Shfaqja e shemtuar e Belinda Ballkut/ Inaguroi rrugen apo komapnine e “Bosit” te droges ?
Marrëdhënien midis politikanëve dhe drejtuesve të grupeve kriminale po e shohim cdo dite. Kete te diele Belinda Balluku, Minstre e Infrastruktures dhe Energjise inspektoi punimet ne lotin 3, Uzina e Autotraktorëve, Shkozë-Materniteti i Ri.
Nuk e kuptuam ishte promovimi i rruges apo promovimi i arsenalit te makinave te kompanise qe kryente punimet. Gjate gjithe videos u pane me shume makinerite e “Alesio” se sa punimet ne kete aks.
Dihet qe kompania “Alesio” ka si pronar Pashk Rrapin nje te denuar per trafik droge dhe prostitucioni por institucionet tona ne shkelje te ligjit e kane favorizuar duke i dhene tendera per te ndertuar kullat dhe rruget me parate e korrupsionit.
Pashk Rrapi u pagezua si biznesmen nën qeverisjen e partisë ne pushtet dhe pse i denuar per trafik ai jeton dhe vepron si te doje per shkak te pagezimit qe po i ben politika jone.
Me komunikimin ne facebook Belinda Balluku tregoi qe është një nga shembujt e politikës së zullumit. Zonja Balluku duhet ta dije se këta kriminelë apo “djem të shkathët”, nuk jane te vetmit qe kane kompani qe te marrin te gjithe tenderat duke shkaterruarr konkurencen e ndershme.
Zonja Balluku, nuk besojme se nuk ju kane informuar keshilltaret qe parate Pashk Rrapi-t burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ju besoj e dini mire qe investimet e tij jane per te kamufluar aktivitetet e dyshimta.
Ndaj dil e kerko falje per kete imazh te shemtuar qe bere dhe boll menduat se po na hidhni hi syve. Kaq per sot…












