14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ballsh: Rafineria do të zëvendësohet me një impiant fotovoltaik për prodhim energjie

by News Albania
15/03/2022
in Kronikë
0
Ballsh: Rafineria do të zëvendësohet me një impiant fotovoltaik për prodhim energjie
196
VIEWS
Share on Facebook

Rafineria e naftës në Ballsh pritet të zëvendësohet me një impiant fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike. Kompania që e bleu rafinerinë nga një bankë tregtare vitin e kaluar ka ngritur një shoqëri tregtare me qëllim posaçërisht ndërtimin e impianteve të energjisë së rinovueshme. Kompania GreeNNat Solar Park Ballsh ka si objekt “implementimin dhe menaxhimin e projekteve gjeneruese (fotovoltaike, eolike, hidrike) të energjisë elektrike, të cilat shfrytëzojnë burimet e rinovueshme të energjisë elektrike, si dielli, era, uji si dhe i veprave të tyre ndihmëse”. Rafineria e Ballshit u ble vitin e kaluar nga kompania Shijaku prej një banke tregtare në Shqipëri, që e kishte riposeduar në formën e kolateralit për kredinë e pakthyer nga subjekti i fundit që e mbajti në pronësi rafinerinë në formë funksionale, kompania Allum Enterprises. Kjo kompani, megjithatë, nuk e pati operuar asnjëherë direkt vetë rafinerinë, por e pati lënë me qira te një shoqëri me aksionerë të regjistruar në Zvicër, Tosk Energji. Pas dështimit edhe të kësaj të fundit, në vitin 2019, Rafineria e Ballshit u mbyll përfundimisht dhe nuk u arrit të gjendej një investitor tjetër i gatshëm për ta rivendosur në punë. Përllogaritjet e investitorëve të interesuar treguan se rivendosja në punë e raferinerisë kërkonte një investim shumë të madh dhe kjo nuk u vlerësua me leverdi ekonomike. Rafineria e Ballshit ishte ndërtuar në fund të viteve ‘70 me një teknologji të prodhimit kinez dhe prej asaj epoke investimet në të kishin qenë minimale. Përfundimisht, rafineria u çmontua dhe u shit për skrap, ndërsa në tokën ku ishte vendosur, subjekti blerës pritet të ndërtojë një impiant fotovoltaik. Shtrenjtimi i energjisë elektrike vitin e kaluar ka rritur ndjeshëm interesin për investime në impiante të prodhimit të energjisë nga dielli, si për nevoja vetjake të bzineseve, ashtu edhe për qëllime tregtimi. Rafineria e Ballshit ishte aseti kryesor i ish-kompanisë publike të përpunimit të naftës, ARMO, që u privatizua në vitin 2009 për 128 milionë euro nga një konsorcium i udhëhequr prej biznesmenit Rezart Taçi. Por, ky privatizim nuk solli rimëkëmbjen dhe modernizimin e rafinerisë, por fillimin e tatëpjetës dhe rrënimit përfundimtar të saj. Kompania që fitoi garën e privatizimit dhe disa kompani që e shfrytëzuan rafinerinë në seri dështuan, duke lënë pas shuma të mëdha borxhesh ndaj kreditorëve, furnitorëve, punonjësve dhe tatimeve. Ish-punonjësit e rafinerisë do të vazhdojnë të paguhen me një pagë minimale nga buxheti i shtetit edhe për vitin 2022. Rafineria e Ballshit ishte i vetmi impiant i përpunimit të naftës bruto me qëllim prodhimin e karburanteve në Shqipëri. Për shkak të mungesës së investimeve, karburanti diesel i prodhuar në të ishte i një cilësie të dobët, por rezultonte me një çmim më të ulët se karburanti që importohet nga rafineritë e huaja. Prodhimi i karburanteve në vend mund të ndihmonte për të zbutur pjesërisht pasojat e shtrenjtimit të tyre në tregjet ndërkombëtare, duke pasur parasysh edhe faktin se Shqipëria është një vend prodhues i naftës bruto. Prej mbylljes së Rafinerisë së Ballshit, shumica dërrmuese e naftës bruto që nxirret në Shqipëri eksportohet, me përjashtim të një sasie të vogël që përpunohet për prodhim bitumi në Rafinerinë e Fierit.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In