Pjesë nga dosja voluminoze për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj kanë nxjerrë në “skenë” edhe zyrtarë të tjerë përveçse protagonistët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zeqo.
Në bisedat telefonike ku edhe ka epitete si “tigri” dhe “o la”, ka edhe një disa biseda me deputetin e PS-së, Baftjar Zeqajn.
Por çfarë komenti ka Zeqaj për bisedat? Në një prononcim për gazetarët deputeti socialist tha se nuk mban mend bisedat kur ka qenë kryetar bashkie i Fierit.
“Absolutisht asnjë tender. Inceneratori i përket pas viteve 2015, që unë e kam dëgjuar si një lëvizje… Atëherë dëgjova se do të ndërtohet një incenerator. Më pas dëgjova se po heton SPAK-u.
Nuk kam pirë as kafe, as kam shkëmbyer mesazhe. E kam pasur vetëm shok partie, jo shoku im. Nuk më kujtohet takimi. Nuk mbaj mend, se po të mbaja mend do ta thoja.
Mesazhin e kam rilexuar, se nuk e mbaja mend. Unë i shqetësuar se emri im shpërdorohet jo se përdoret. Celulari i Ahmetajt është në duart e SPAK-ut dhe ka asnjë komunikim me mua nga 2012.
Unë nuk jam pyetur si kryetar për këtë çështje të inceneratorëve” tha Zeqajn.
Në kuadër të këtij akt ekspertimi rezulton se Ahmetaj komunikon me ish kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo të cilit i kërkon të komunikojnë dhe të ulen bashkë me Mërtirin në kafe dhe më pas vijojnë komunikimet mes Zotos, Mërtirit dhe ish kryetarit të bashkisë, thuhet në dosjen kundër Ahmetajt.