Mesazhi i Baba Mondit në Pelegrinazhin në Malin e Tomorrit: T’i lutemi Zotit për dashuri, paqe dhe përballimin e vështirësive.
Pelegrinë nga e gjithë bota janë mbledhur edhe këtë vit në Malin e Tomorrit. Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj, ka folur për atmosferën festive të këtyre ditëve në Tomorr.
Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, ai tha se ata duhet t’i luten Zotit për sa më shumë dashuri, paqe dhe harmoni midis njerëzve.
“Siç e keni parë vijojnë të vijnë njerëz të përmblidhen në përkujtimore, ku bëhet dhe lutja për pelegrinët, për dashurinë, paqen, mirësinë në të gjithë njerëzimin. Ne kemi marrë të gjitha masat në bashkëpunim me shtetin shqiptar.
Rruga luan rol primar për ardhjen e njerëzve. Njerëzit vijnë e shkojnë lart në Malin e Tomorit. Kjo është ditë kulmore, ku të gjithë do t’i lutemi zotit për paqe, mirësi. Ti lutemi që të gjithë bashkë të përballojmë të gjitha vështirësitë, e të bashkuar dalim fitimtar nga sfidat. Besimtarët bektashianë i kanë sytë nga Tomori.
Ne po i tregojmë botës që edhe shqiptarët janë në Evropë, kanë të drejtë të hynë si të gjithë të tjerët. I lutemi zotit që vijmë pa incidente, për paqe. Ju po bëni propagandë të shkëlqyer që populli shqiptar feston në Malin e Tomorit”, tha Baba Mondi për Neës 24.