Ndërroi jetë avokati francez i Sali Berishës(!!) PO TANI?
Sokol Pepushaj
Sali Berisha pëson g.oditje të fortë psikologjike. Avokati i tij Jean Yves Le Borgne në Paris ka vdekur. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken shpëton nga përballja në gjyq me Sali Berishën. Më qartë nuk ekziston asnjë dokument zyrtar siçështje e hapur gjyqësore kundër qeverisë amerikane.
Berisha ka gënjyer!
Akuzat e rënda, të hetuara nga CIA dhe FBI se “Aktet e k.orrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri”, janë të vërteta e të besueshme për çdo shqiptar të vjedhur nga sunduesit e 30 viteve të fundit.
Ky është lajmi!
Sali Berisha që nga data 19 maji i vitit të shkuar kishte “blerë” edhe emrin e avokatit francez Jean Yves Le Borgne. Ka afro një vit që me atë emër mban ndezur “Foltoret”, mediat dhe antiamerikanët.
E përdori keq!
E kishte blerë, prandaj. Për paratë që përfiton avokati, s’ka pyetur as kreu i SPAK-ut Arben Kraja. E ka të pamundur, pasi Berisha ka dajakun dhe kulaçin për atë e për këdo.
Avokatit francez, i siguroi para dhe emër.
Ishte pak i njohur nëpër ca salla gjyqesh në Francë, por milioneri Sali Berisha, e futi në salla “Foltoresh”, studio televizive e demonstrime antiamerikane.
Por koha e preu në besë.
Avokatit franzcez, pas afro një viti “punë”, s’bëri asgjë, përveçse vrima në ujin ku noton “non grata” Sali Berisha. As emrin s’ja mësoi ende ambasadorja Yuri Kim. As kur ishte i gjallë dhe Saliu e përdorte si karnaval antiamerikan, as sot që i ka humbur emër e vulë, s’u vu në vëmendje të asnjë diplomati apo zyre serioze.
Shqiptarët që jetojnë larg vjedhjeve e skeleteve të frikshme që tundin antiamerikanizëm edhe duke dhënë shpirt, kanë të drejtën të pyesin, merr ende frymë, apo ka ndërruar jetë vokati i Sali Berishës? Newsalbania.al