Avokati Saimir Visha i ka bërë thirrje ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla që të dorëzohet, pasi u dënua me 2 vite burg nga GJKKO.
Ai tha se Llalla duhet të dalë dhe të flasë për “peshqit e mëdhenj”, për të cilët ka folur më parë, duke i treguar se cilët janë ata.
“Le të flasë sot për peshqit e mëdhenj. Le të flasë sot çfarë ka ndodhur në jetën e tij profesionale si kryeprokuror.
Peshqit e mëdhenj na i mësoi Llalla, le dalë të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj që ka pasur në dosje. Nëse është i ndërgjegjshëm të shkojë të dorëzohet”, tha avokati në Euronews Albania.