Avokati Avni Hysiqi ka refuzuar që të mbrojë shtetasin A.S., i cili akuzohet se së bashku me Dardan Krivaqën kanë vrarë një 18-vjeçare në Ferizaj të Kosovës.
Avokati ka refuzuar ta mbrojë të arrestuarin si të dyshuar për vasjen duke thënë se ngjarja është shumë e ndjeshme.
“Nuk po du mu deklaru kurgja lidhur me rastin sepse është shumë ndjeshëm. Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima. Bile unë as nuk do ta mbroj fare, pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjen një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të dyshuarin A.S., shkruajn mediat kosovare.
Më herët u bë me dije se Krivaqa ishte bashkëjetuesi i 18-vjeçares, ndërkohë që shoku i tij me ininciale A.S u arrestua më herët nga Policia e Kosovës.
Të dy këta shtetas ushtruan dhunë deri në vdekje ndaj të resë dhe më pas shkuan e lanë të pajetë në dyert e spitalit.