Kola: “Kur degjoj persona qe anatemojne ish komisioner te KPK per notat e tyre dhe piket qe kane marre ne provime te ndryshme, pa dashur te paragjykoj vendimmarrjen e tyre dua te theksoj se nota nuk tregon aftesite e tua profesionale. Personalisht studimet per drejtesi i kam perfunduar ne shtet sic thuhet. Ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes ku kishte konkurrence shume te larte dhe ishte shume e veshtire te merrej nota. Pa permendur ketu nota te padrejta qe merrnin student te tjere per shkak se ishin femijet e atij ose asaj. Studimet bachelor i kam perfunduar me nota te shkelqyera. Thoja me vete nota eshte kryesore. Ka pasur raste ku kam cuar per permiresim edhe noten 9. Ndersa studimet master i ka perfunduar me nota mesatare per shkak te disa problemeve te mia shendetesore. Dhe i thoja vetes pse u semura, nderkohe qe nota eshte e perjetshme. Por kur u perballa me tregun e punes e kuptova se nota eshte thjesht nje element, ka shume elemente te tjere, sepse nota jo gjithmone tregon dijen tende. Nota e vetme nuk te ndihmon qe te kesh pasion per punen tende. Suksesi eshte puna jote e madhe, kembengulja, mosdorezimi ndaj sfidave. Kam pare shume student qe kane perfunduar me medalje te arte por qe kane deshtuar ne tregun e punes dhe qe bejne sot nje pune te rendomte juristi ose jo dhe qe nuk kane shkelqyer ne profesion.”












