11 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Auron Tare rrëfen incidentin në Bënçë-Tepelenë

by News Albania
18/06/2021
in Kronikë
0
Auron Tare rrëfen incidentin në Bënçë-Tepelenë
175
VIEWS
Share on Facebook

Auron Tare flet për incidentin në Bençë: Ishte një skenë rrugeçërish, më qëlluan kur isha brenda në makinë

Pas dhunës së ushtruar ndaj tij, Auron Tare flet nga spitali për incidentin e ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bençë të Tepelenës ku kishte shkuar për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Tare ka treguar në një prononcim për televizionin “FaxNews” se është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës që po kryen punimet për ndërtimin e një fabrike gurore pranë kanioneve të Nivicës.
Tare i cili vetëm pak kohë më parë u zgjodh kryetar i Këshillit Shkencor në UNESCO, tha se kjo iu duk si një skenë rrugeçërish dhe siguroi se do të bënte një kallëzim penal ndaj dhunuesve të tij.

“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëjë një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që t’iu shpjegoj se çfarë ndodhi.
Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër. Kanë qëlluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.
Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje. Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet.
Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike.”- u shpreh Tare.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Adriana Kalaja, kandidate për Avokate e Popullit, letër të hapur Sali Berishës dhe deputetëve

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Adriana Kalaja, kandidate për Avokate e Popullit, letër të hapur Sali Berishës dhe deputetëve

11/12/2025

Athinë: Aristidh Kola ( Nderi Kombit) Edicioni i-rë në Kolegjin New Jork pas 25 vitesh të ndarjes nga jeta

10/12/2025

Aktorja e mirënjohur Mim Marjanaku: Fieri – Qyteti im i dashur i lindjes!

10/12/2025

Nga Ethem Lalaj: Ja pse Berisha duhet të dizenjohet politikani më negativ i vitit 2025 dhe jo vetëm!

10/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In