Panik në qendër të Athinës/ “Ndal!”, shqiptari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, i jep gaz makinës dhe përplas mjetin e policisë, qëllohet me armë.
Panik në qendër të Athinës mëngjesin e sotëm. Në kryqëzimin e rrugëve ‘Aristotelous’ dhe ‘Marnis’, një shtetas shqiptar ka refuzuar të ndalojë automjetin, pas thirrjes që i bëri për të ndaluar policia.
Mësohet se ai ka rritur shpejtësinë duke qëlluar dhe makinën e policisë dhe është përpjekur të largohet. Një polic ka qëlluar me armë, duke e plagosur.
Në vendin e ngjarjes ka arritur ambulanca, ndërsa vijon operacioni policor. Sipas të dhënave të deritanishme, makina e shqiptarit ishte e vjedhur dhe kjo ka qenë dhe arsyeja se pse policia kërkoi që ai të ndalonte.