21 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Athinë: Një letër e hapur e gazetarit Vladimir Selamaj zotit Adrian Daulle, Kryetar i Asamblesë së Diasporës Shqiptare-Greqi

by News Albania
05/06/2026
in Aktualitet
0
42
VIEWS
Share on Facebook

Nga Vladimir Selamaj:

Letër e Hapur Drejtuar z. Ardian Daullja, Kryetar i Asamblesë së Diasporës Shqiptare në Greqi!
****************************

I nderuar z. Ardian Daullja,
Po ju drejtohem publikisht me këtë letër të hapur, nisur nga zhvillimet që kanë pasuar zgjedhjet e Asamblesë së Diasporës Shqiptare në Greqi, të mbajtura më 29 mars 2026.
Së pari, dëshiroj të vlerësoj faktin se, pas më shumë se dy vitesh pritjeje, u arrit të organizoheshin zgjedhjet sipas statutit në fuqi. Kjo përbën një hap pozitiv për përfaqësimin dhe organizimin e komunitetit shqiptar në Greqi, i cili prej vitesh ka nevojë për institucione funksionale dhe përfaqësim serioz.
Personalisht i ndoqa nga afër këto zgjedhje. Ndonëse u vunë re disa mangësi procedurale dhe teknike, të cilat mund të justifikohen pjesërisht nga vështirësitë organizative dhe karakteri i ri i procesit, përsëri mbetet fakti se komuniteti shqiptar priste më shumë transparencë dhe komunikim publik.
Gjatë zhvillimit të zgjedhjeve më bëri përshtypje një element që nuk u sqarua asnjëherë. Kandidatët e zgjedhur në Kryesi, si dhe më pas kandidati i zgjedhur për Kryetar, nuk u prezantuan publikisht me biografitë, formimin arsimor, përvojën profesionale dhe vizionin e tyre për drejtimin e institucionit. Kjo mungesë transparence lë vend për pikëpyetje dhe nuk ndihmon në krijimin e besimit te komuniteti që ata janë thirrur të përfaqësojnë.
I nderuar z. Daullja,
Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhja e Kryesisë dhe, fatkeqësisht, shumica e shqiptarëve në Greqi ende nuk dinë se cili është programi i saj, cilat janë prioritetet, objektivat dhe planet konkrete për mbrojtjen e interesave të diasporës shqiptare.
Deri më sot, i vetmi aktivitet që është bërë publik ka qenë takimi i Kryetarit z. Etmond Guri me Ministrin grek të Migracionit. Çdo kontakt institucional është i mirëpritur, por komuniteti pret më shumë se sa fotografi dhe njoftime ceremoniale. Ai pret rezultate konkrete, iniciativa, projekte dhe angazhim të vazhdueshëm për çështjet që prekin shqiptarët në Greqi.
Në reagimet e mia publike lidhur me këtë apati të Kryesisë së zgjedhur, kam hasur jo pak sulme personale dhe ofendime. Ajo që më ka habitur më shumë është fakti se, në vend të debatit qytetar dhe argumenteve, disa individë kanë zgjedhur të përmendin Kanunin, traditat krahinore apo koncepte të vjetra që nuk kanë asnjë lidhje me funksionimin e një organizate moderne në një shtet demokratik.
Kjo tregon se ende kemi rrugë të gjatë për të bërë në kulturën tonë demokratike. Kritika nuk duhet parë si sulm, por si një mjet për të përmirësuar punën e institucioneve dhe për të kërkuar llogaridhënie nga ata që marrin përsipër përgjegjësi publike.
Asambleja e Diasporës nuk është pronë e askujt dhe as forum që duhet vetëm të lavdërohet. Ajo është një institucion përfaqësues i komunitetit shqiptar dhe, si i tillë, duhet të jetë i hapur ndaj pyetjeve, kritikave dhe sugjerimeve.
Pikërisht për këtë arsye, ju drejtoj disa pyetje publike:
-Cili është programi konkret i Kryesisë për vitin 2026?
-Cilat janë prioritetet kryesore në raport me komunitetin shqiptar në Greqi?
-A do të publikohen biografitë dhe CV-të e anëtarëve të Kryesisë?
-A do të ketë raportime periodike mbi aktivitetet dhe rezultatet e punës së Asamblesë?
Si do të përfshihen shoqatat, aktivistët dhe individët e angazhuar në jetën e komunitetit shqiptar?
Besoj se përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve do të ndihmonte në forcimin e besimit të komunitetit dhe do të demonstronte se Asambleja e Diasporës është një institucion që funksionon me transparencë, përgjegjshmëri dhe respekt ndaj shqiptarëve që përfaqëson.
Në fund, dëshiroj të theksoj se kjo letër nuk ka si qëllim të sulmojë askënd personalisht. Përkundrazi, ajo synon të nxisë dialog, transparencë dhe përgjegjësi publike. Komuniteti shqiptar në Greqi meriton një përfaqësim aktiv, dinjitoz dhe efektiv.
Me respekt
Vladimir Selamaj
Athinë
5-06-2026

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania