Emërimi i zonjës Hajdaraga ambasadore në Athinë duket qartazi që ky institucion përfaqësues diplomatik ka marrë frymarje të re. Zonja Ambasadore në përmbushje të misionit diplomatik në shërbim të vendit u ka dhënë punëve në ambasadë drejtimin e duhur. Ajo është aktive në takime të ndryshme diplomatike dhe mjaft prezente në problematikat që hasin mijëra shqiptarë të cilët punojnë e jetojnë në shtetin grek. Në vazhdën e azhendave të ngjeshura Hajdaraga zhvilloi një takim pune dhe miqësor me Ambasadoren e Austrisë. Një takim miqësor i Ambasadores Hajdaraga me Ambasadoren e Austrisë Hermine. U diskutuan marrëdhëniet shumë të mira mes 🇦🇱 🇦🇹, zhvillimet aktuale në rajon dhe progresi i Shqipërisë drejt integrimit në BE. Austria mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare 🇦🇱🇪🇺.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)