Zbardhen detaje të tjera nga ekzekutimi i Bledar Birçaj në Vlorë. Mësohet se atij i është bërë atentat teksa udhëtonte me mjetin tip BMW.
Drejt tij është qëlluar me kallashnikov. Burimet thonë se 40-vjeçari ka marrë të paktën 10 plumba në trup.
Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin e marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrest me burg” pa afat.
Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj duke u lënë i lirë.











