Përgatiti bashkëpunëtori i Portalit Sihat Aliaj:
‘Luftë për territore droge’/ Atentat shqiptarit në Greqi, persona të armatosur qëllojnë nga makina në drejtim të 50-vjeçarit
I është bërë atentat një 50-vjeçari shqiptar në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Koropi. Atentatorët kanë qenë brenda një makine në ngjyrë argjendi, në momentin që kanë hapur zjarr ndaj shqiptarit, i cili ndodhej jashtë një zyre shtetërore.
50-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital. Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Koropit, Dimitris Kiusis, i cili ka thënë për mediat, se bëhet fjalë për një ngjarjes mes shqiptarësh të komunitetit rom, për kontrollin e trafikut të drogës në zonë.