Një person i identifikuar si Bledar Muço ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme, si pasojë e një atentati me kallashnikov. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lokalin e ndodhur në pedonalen e qytetit të Lushnjes. Muçaj, 41 vjeç, ishte në një tavolin ë me mikun e tij të identifikuar si Bledar Marku, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt tyre.
Pa zbritur fare nga makina e llojit “Golf”, autorët zbrazën kallashnikovin mbi lokalin ku ndodheshin ulur dy biznesmenët dhe vranë Muçon. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Marku. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Autorët janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar të gjithë hyrje-daljet e qytetit të Lushnjes, por deri më tani nuk është bërë me dije për asnjë person të arrestuar.
Të dy personat e qëlluar rezultojnë të jenë pa precedentë penalë. Ata kanë biznese vogla në Lushnjes, kryesisht bar-kafe dhe raportohet se njiheshin si persona të qetë në zonë. Nuk dihet arsyeja e këtij atentati, nëse viktima apo i plagosuri janë përfshirë në ndonjë konflikt kohët e fundit. Një automjet është gjendur i djegur në fshatin Thanasaj. Policia dyshon se është mjeti i autorëve
*lajmi mbetet në përditësim