Ministrja Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në një qendër shëndetësore në kryeqytet me ekipin e epidemiologëve të Tiranës, të cilët janë angazhuar me kapacitete të shtuara në terren për të izoluar çdo vatër, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
Manastriliu u shpreh se testimet do të rriten çdo ditë sepse lipset nga gjurmimi dhe situata në terren dhe jo si një numër dëshiror i atyre që 6 herë në 4 flasin përçart.
‘Me rritjen e kapaciteve njerëzore do mund tja dalim për këtë stinë vjeshtë-dimër. Testimet janë rritur tre herë në krahasim me muajin qershor. Kjo falë gjithë punës që epidermologët kanë bërë.’- u shpreh Manastirliu.
Ndërsa mjekët nga ana tjetër u shprehën se bonusin prej 1 mijë euro po e marrin çdo muaj.
‘Puna në terren është e vështirë. Bonusin e kemi marrë ccdo muaj të plotë. Duam t’ju falenderojmë‘- u shprehën disa mjekët e pranishëm.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka