Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi duke se “i ka mbetur qejfi” me Presidentin Ilir Meta, që nuk i thirri të gjithë aktorët e politikës vendase.
“Do apo s’do presidenti, në do jemi në garë dhe nuk na ndalon dot. Rëndësi kanë rregullat e lojës”, tha Patozi.
Më tej, ai shtoi se data e zgjedhjeve nuk ka rëndësi. “Data nuk ka rëndësi fare. Nuk ka asnjë vlerë. Meta bëri sikur i mblodhi të gjithë, nuk mori as datën që i kërkoi Basha dhe as atë që i kërkoi Rama, zgjodhi një të mesme dhe bëri sikur gjeti konsensus”, tha ai në Report Tv.