Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje të tjera me parcela kanabisi. Në dy video të postuara në faqen e tij në Facebook, Hoxha paraqet dy parcela me kanabisin, njëra në ambient të hapur, ndërsa tjetra në një serë. Krah pamjeve, gazetari shkruan se ky është brandi i njohur “Made in Albania”.
Hoxha shton se kjo bujqësi e blegtori nuk ka nevojë për subvencione nga shteti, as për pagë lufte dhe as për asistencë sociale.
“Natyre e qete …vjeshte 2020… Bujqesi dhe blektori, te nderthurura bashke, krijojne brand-in me te njohur “Made in Albania” në Bashkimin Europian. Dhe nuk kane nevoje fare, as per subvencione nga shteti, as per page lufte nga Ben Ahmetaj, madje nuk kerkojne as asistence sociale…”- shkruan Hoxha krah videove.
Në njërën prej tyre, vihet re që ka edhe lopë. Një natë më parë, i ftuar në “Opinion”, Hoxha publikoi një tjetër video ku shihej procesi i tharjes së kanabisit.