Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar ka dhunuar seksualisht ish-partneren e tij në shtëpinë e saj. Mediat greke kanë bërë me dije se gjithçka ndodhi kur burri me origjinë shqiptare, shkoi mbrëmë në banesën e grekes, pku ajo jetonte me djalin e tyre 4-vjeçar.
Shqiptari i kërkoi që të ktheheshin bashkë duke abuzuar me të seksualisht. Mësohet se e reja nuk kishte bërë rezistencë nga frika se mund ta vriste, por të nesërmen shkoi menjëherë në rajon për ta denoncuar.
Po ashtu, shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë me dije, ishte shpallur në kërkim për trafik droge pasi ndaj tij ishte “prerë” një urdhër arresti.
Marrë nga Protothema