Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e 45 vjeçarit Josif Kavaja në Elbasan, i cili qëndroi 48 orë i ngujuar në banesë.
Ai është kapur i gjallë, ndërsa mësohet se gjatë orëve të natës Kavaja ka qëlluar me armë drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit.
Nga informacionet, Kavaja është arratisur në pyll prej orësh të tëra dhe vijon të mos bindet për tu dorëzuar në polici.
Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar. Mësohet se ai ka qëlluar 12 herë drejt policisë.
45-vjeçari banon i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtëpi të pa banuara. Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.Ngjarja ndodhi në fshatin Seltë të Elbasanit, kur policia shkoi për kontroll në banesën e tij me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.













