-Arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini…
Janë arrestuar disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate, që penguan konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trandafilova.
Ata kishin dalë në protestë dhe kanë penguar konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, pa lajmëruar më parë se do të dilnin në protestë.
Mes të arrestuarve është edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqajn, njëherazi edhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit të Shqipëri, Besa Shahini.
Në foton e mëposhtme Molliqaj shihet i gjakosur i shtrirë në tokë teksa i vendosin prangat.