Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, Rama tha se nuk kishte dijeni mbi aksionin e SPAK që dërgoi në arrestimin e Gëllçit, ndërsa shtoi se tani sapo e ka marrë vesh këtë lajm.
“Nuk e dija. Tani po e marr vesh”, tha Rama.
Kujtojmë se Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.