Fieri, stacioni i fundit drejt PAVARËSISË🇦🇱!
Mesditën e ditës së hënë, në 25 nëntor 1912, pas qëndrimit të një dite më parë në Libofshë, Fieri mirëpriti me gëzim dhe entuziazën Ismail Qemalin. Gjatë udhëtimit të tij historik drejt Vlorës, udhëheqësi i shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri shqiptar, i pritur nga populli dhe patriotët vendas qëndroi në shtëpinë e Omer Pashë Vrionit. Gjatë vitit 1912, Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin kishin zhvilluar në Fier një aktivitet të gjerë politik si, Mbledhja e Fierit (12 gusht 1912) dhe Takimi i Cakranit (13 gusht 1912), në të cilat u morën vendime të rëndësishme në vijim të procesit të pavarësisë.
Pasi u bashkua me delegatët e Kosovës, grupi i patriotëve shqiptarë që përfaqësonin qytete dhe krahina të ndryshme të vendit, nga Fieri u nis drejt Vlorës, ku në 28 nëntor 1912 do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë.
Momente të skalitura në Memorien tonë Kombëtare!