Ajola Xoxa e Lali Lekut kap në ofertë fustanin e ‘Oscar de la Renta’? Vishet në inagurimin e TKOB-së me 7 mijë dollarë
Para pak ditësh në Tiranë u inagurua Teatri Kombëtar i Operas dhe i Baletit dhe kurrsesi nuk mund të mungonin figurat e njohura të politikës dhe jo vetëm. Një ndër të ftuarat ishte edhe bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa. Në këtë event i cili vjen pas shumë kohësh për shkak të pandemisë së Covid, zonja e parë e kryeqytetit kishte zgjedhur një fustan të zi nga marka e njohur “Oscar de la Renta”.
Gjatë parakalimit në tapetin e kuq të këtij eventi, Xoxa u pa e veshur me një fustan të zi të gjatë dhe me një dantellë të tejdukshme te supet nga “Oscar de la Renta”. Por duket se Xoxa ka bërë një zgjedhje të “zgjuar” me këtë fustan pasi nëse e ka blerë kohët e fundit ka qëlluar në shenjë duke e marrë me ulje. Me një kërkim të thjeshtë në internet, mund të shihet se vlera e këtij fustani tani është 2 mijë e 759 dollarë. Por më parë ky fustan kishte një çmim afro 7 mijë dollarë dhe pyetja që ngrihet është zonja e parë e Tiranës e bleu me ulje apo jo. Pasi vlen të thuhet se Xoxa shquhet për veshjet e shtrenjta në eventet publike ashtu si edhe bashkëshorti i saj Erion Veliaj, i cili edhe pse para njerëzve shfaqet sa më thjeshtë vishet me marka shumë të shtrenjta.