Ish-ministri i Jashtëm Arjan Starova, në “Drejt” në RTV Ora, u shpreh se Rama këmbëngul në idenë e “Open Balkan” në mënyrë jo normale.
Ai tha se Kosova nuk mund të futet në Ballkanin e Hapur, me përballë Serbinë që thotë nuk do e njohë kurrë pavarësinë e thotë nuk ka bërë gjenocid.
Starova: “Idetë e bashkëpunimit janë gjithmonë të mira. Rama këmbëngul në këtë ide në mënyrë jo normale. Nisma s’mund të jetë vetëm ekonomike, por edhe politike. Kosova nuk mund të futet në Ballkanin e Hapur me përballë Serbinë që thotë nuk do e njohë kurrë pavarësinë e thotë nuk kemi bërë gjenocid. Pse Rama këmbëngulë në këtë ide duke shpërfillur shqiptarët e Kosovës”?