Gjirokastër. Zjarrfiksit dhe forcat e ushtrisë shpëtojnë Zhulatin dhe Fushëbardhën nga flakët
Zjarri që përfshiu mbasditen e sotme pyllin e fshatit Zhulat ne Gjirokastër, për më shumë se 6 orë rrezikoi seriozisht banesat dhe pronat e banoreve të këtij fshati dhe të fshatit fqinj të Fushëbardhës.
Zjarri nisi në vendin e quajtur Guret e Kanes midis fshatrave Zhulat e Fushebardhe dhe u shtri më pas në një sipërfaqe prej afro 2,8 ha pyll e kullotë.
Për shuarjen e kësaj vatre të rrezikshme u angazhuar rreth 70 forca zjarrfikëse të MNZSH, të policisë së rendit, të drejtorise së pyjeve dhe kullotave, agjensisë së shërbimeve publike të bashkise Gjirokastër, ushtarë të forcave të armatosura dhe banore te zonës.
Eleminimin e zjarrit e vështirësonte veç era qe e perhapte :zjarrin shpejtë në kodrat mes dy fshatrave..
Sipas drejtorit të pyjeve dhe kullotave Adriatik Onjeja, kjo vatër zjarri perfshiu nje sipërfaqe afro 2,8 ha pylli me shkure të llojeve të rralla si frashër, shkoza e dëllenja.
Pas eleminimit të zjarrit, drejtori i repartit të zjarrfikses dhe shpëtimit Pëllumb Shalari falenderoi të gjithë forcat e përfshira në operacion dhe në mënyrë të veçantë drejtuesin e këtij operacioni Hodo Çani.
Nderhyrja në kohë dhe me vendosmëri për elemimimin e kësaj vatre zjarri, bëri të mundur shpetimin e disa banesave, një parku me zgjoje bletësh, disa pronave bujqësore dhe më e rëndësishmja parandaloi shtrirjen e zjarrit në fshatin fqinj Fushebardhë.