Qarku Berat në tërësi është një qark me kriminalitet të ulët,për 8 muaj ka vetëm një vrasje,asnjë tentativë vrasjeje,asnjë vjedhje me armë e dhunë dhe kjo falë përkushtimit dhe punës profesionale në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit në çdo fushë që ai shfaqet.
Por këto rezultate nuk janë vetëm produkt i Policisë por edhe i mbështetjes dhe besimit që qytetarët e qarkut Berat kanë tek Policia”-ka thënë Veliu. Duke falenderuar të rinjtë dhe të rejat e kësaj Njësie Operacionale,Veliu inkurajoji strukturat e Policisë në të gjithë vendin, për më shumë angazhim,për t’i dhënë një impuls të ri në vazhdim punës në drejtim të parandalimit,evidentimit dhe goditjes së krimit të organizuar e krimit në përgjithësi.