Saliu mund të krijojë një organizatë kriminale!
Në takimin e radhës-në Durrës,
Saliu pak zërin e trashi,
se në sallë-nga kampi i Lulit,
qe prezent Bylikbashi!
Për Bylykbashin s’e dimë,
do të na tregojë që s’e njeh frikën,
dhe prapë s’e dimë se me kë e ka sfidën,
me Kryetar Lulin,
apo me Amerikën?!
Për këtë-Bylykbashin,
Luli edhe mund ta përjashtonte,
po s’ka asnjë siguri,
se lista me kaq do mbaronte!
Lulit më shumë se gjithçka,
i duhet maturia këtë herë,
se në takimet e Saliut,
mund të venë dhe Bylykbashë të tjerë!
Berisha s’duhet të kërkoi falje,
se promovoi Lulin kryetar,
po për ata qindra njerëz,
që ka vjedhur-ka zhvatur e ka vrarë!
Saliu nuk i afrohet dot as tek dera,
Partisë Demokratike aktuale,
e në krijoftë një parti të re,
do t’ja shpallin si organizatë kriminale!
Saliut si re i nxijnë në kokë,
të gjitha këto gjëra,
dhe për të shpëtuar lëkurën,
do tentoi t’i provojë të tëra!
Sikur të ndodhë e pamundura,
Saliu të fitojë për të qeverisur Shqipërinë,
SHBATË nuk do të njohin,
as Saliun dhe as qeverinë!
Kush shkon pas Saliut,
nuk është thjesht dru i shkundur,
po sikur në çdo variant të llogaritet,
është i humbur dhe gjithmonë i mundur!
Luli mund të tregojë ca nga krimet e Berishës,
se kanë qenë miq për kokë,
por problemi është se e ka gjuhën të lidhur,
mbasi shumë krime i kanë bërë tok!
Nuk jemi aq hipokritë,
sa të themi se na dhimbset Shtëpia Qendrore,
përkundrazi do kënaqemi,
duke parë çdo ditë këtë super store!
A.DUKA